Lajme

“Aman, hiqeni “lepurin nga barku” dhe arrijeni marrëveshjen”

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 24 January 2020

Ish-diplomati kosovar, Lulëzim Peci ka komentuar mos-arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjs “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, ky ngurrim që s’po arrin të finailziohet është frika nga tradhëtia.

“Aman, hjekeni “lepurin nga barku” dhe arrijeni marreveshjen, e mos e mbani nje popull peng. Besimi jepet, dhe ai ose zvenitet apo forcohet me kohe”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Mos-arritja e deritanishme e marrëveshjes për koalicion ne mes VV dhe LDK mund te spjegoher vetëm përmes frikës qe jane rezultat i “tradhetive” qe i kane perjetuar ne te kaluaren, dhe qe ne esence nuk ka te beje me njeri tjetren, por qe reflektohet me mos-besim te madh ne mes tyre.

Perndryshe, se paku unë nuk shih asnje shpjegim tjetër racional per mos-arritjen e marrëveshjes per koalicion.

VV e ka te fresket “tradhetine” e brendshme nga ndarja e nje pjese te saj qe u formesua ne PSD, ndersa LDK ende lengon nga “tradhetia” qe e perjetoi nga PDK ne 2017.

Aman, hjekeni “lepurin nga barku” dhe arrijeni marreveshjen, e mos e mbani nje popull peng. Besimi jepet, dhe ai ose zvenitet apo forcohet me kohe.

Si thojne ne gjuhen angleze “give a trust a chance” – jepini besimit nje shans.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera