AMA për gazetarët: Mos intervistoni të mitur që kanë humbur familjarë
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 28 November 2019
Autoriteti i Mediave Audiovizivie ka këshilluar të gjithë gazetarët që të mos intervistojnë të miturit të cilët kanë humbur familjarët e tyre.
AMA këshillon të gjitha redaksitë e mediave që të jenë të kujdesshëm në përcjelljen e informacioneve që kanë të bëjnë me tërmetet.
“AMA ka evidentuar dhe raste të transmetimeve të përmbajtjeve joetike, sidomos përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti. Redaksitë audiovizive duhet t’i evitojnë këto raste të nxituara dhe jo profesionale, të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik”, thuhet në njoftim.
AMA thotë se është rasti që të tregohen më profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre.
“Situata, sidomos në zonat më të prekura nga tërmeti është shumë e rëndë, ndaj redaksitë audiovizive është rasti që të tregohen më profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre. Kjo është një ndihmë konkrete e tyre për të ruajtur qetësinë e nevojshme në të tilla situate, si dhe për të nxitur mbështetjen e të gjithë aktorëve për tejkalimin e gjendjes së vështirë dhe kthimin në normalitet sa më shpejt në zonat e prekura”, thuhet në njoftimin e AMA-së./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Vetëvendosje: Arsimi në Kosovë të kthehet në prioritet kombëtar
Lëvizja Vetëvendosje parti e cila pritet ta formojë qeverinë me Lidhjen Demok...
-
Arrestohet një person në Durrës, keqpërdori paratë e grumbullura për ndihma
Keqpërdorimi i parave dhe ndihmave të grumbulluara për të mbijetuarit e tërme...
-
Rafuna: Marsi afati i fundit për miratim të buxhetit, nga prilli s’mund të realizohen pagesat
Qeveria e Kosovës gjatë muajit mars e ka afatin e fundit të dërgojë projektbu...
-
Gjendet një person i vdekur në Graqanicë
Është gjendur pa shenja jete një persone në shtëpin e tij në Graqanicë. Si...
-
Ka nisur shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përme...
-
Maqedonia e Veriut ia pa hairin taksës 100 % ndaj Serbisë
Kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë arritur të përfitojnë në masë të konsid...
-
Mbi 28 mijë euro për akomodim në hotele e dreka nga ministrja që dështoi t’i liberalizoi vizat
Fiks 28 mijë e 486 euro i ka shpenzuar ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhu...
-
Nga puthja e Papës me Imamin, të puthja e Melanias me armikun e Trump; ja fotot më pikante të 2019-s
Nuk ndodh shpesh të shihni dy liderëve fetarë shumë të rëndësishëm duke u put...
-
Kosova nuk merr pjesë në ceremoninë e Nobelit
Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm në këtë vit....
-
Aksident tragjik në Komoran, humb jetën një person
Në mëngjesin e së shtunës nga një aksident trafiku ka ndërruar jetë një perso...
-
18 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ish...
-
Rama: 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut
Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të jashtëzakonshme pas tër...