Shëndetësi

Alzheimer s’i shkatërron kujtimet! Zbulimi revolucionar mund t’i rikthejë!

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 30 July 2017

Shkencëtarët e Universitetit të Columbia-s zbuluan se kujtimet e humbura nga Alzheimer-i mund të rikthehen me ndihmën e dritës.

Kjo është një kthesë e rëndësishme në kuptimin e sëmundjes, pasi deri më tani është trajtuar si shkatërruese e kujtimeve, ndërsa shkencëtarët thonë se në fakt, Alzheimer-i nuk i zhduk, vetëm i bllokon kujtimet.

Një studim me minj, krahasoi minj të shëndetshëm me minj që kanë një sëmundje të ngjashme me Alzheimer-in. Pasi iu nënshtruan elektroshokut, minjtë u ekspozuan ndaj erës së limonit, në mënyrë që sa herë të ndienin këtë aromë, t’u kujtohej elektroshoku.

-Advertisement-

Një javë më vonë, shkencëtarët i vunë përsëri limon afër dhe minjtë e shëndetshëm u larguan nga frika, duke qenë se aroma e limonit tashmë lidhej me elektroshokun në trurin e tyre.

Minjtë e sëmurë nuk shprehën frikë, çka sipas shkencëtarëve nuk do të thotë se nuk e kanë kujtimin e elektroshokut, por se truri i tyre po kërkonte kujtesën në sektorin e gabuar.

Pas kësaj, skuadra e drejtuar nga Christine A. Denny përdori një kabull fibre optike për të ndriçuar me laser ngjyrë të kaltër trurin e minjve.

Kjo ndërhyrje “riaktivizoi” me sukses kujtimin e elektroshokut, të asociuar me erën e limonit. Minjtë e sëmurë rifituan kujtimin dhe u larguan nga frika.

Ky studim mund të revolucionarizojë kërkimet mbi trajtimin e Alzheimer-it, çka është duartrokitur edhe nga shkencëtarë të tjerë të rëndësishëm në botë.

Ralph Martin i universitetit australian Edith Cowan, u shpreh për “New Scientist” se gjetja “ka potencialin për të na çuar drejt zhvillimit të një kure të re që mund të ndihmojë rifitimin e kujtesës.”

Burimi: “Futurism”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera