Auto&Tech

Alzheimer, inteligjenca artificiale vjen në ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 20 September 2017

Alzheimeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara se të dalë në pah, përmes inteligjencës artificiale. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Barit, që ka zhvilluar një teknikë bazuar mbi analizat e rezonancës së trurit.

Studiuesit, të udhëhequr nga Nicola Amoroso dhe Marianna La Rocca, i kanë “mësuar” fillimisht algoritmit të bëjë dallimin mes një truri të shëndetshëm dhe një tjetër të sëmurë, duke përdorur imazhet e 67 rezonancave, 38 prej të cilave të personave të prekur nga Alzheimer.

Algoritmi është vënë më pas në provë përpara një serie tjetër prej 148 rezonancash, nga të cilat 52 të personave të shëndetshëm, 48 me Alzheimer dhe 48 me një paaftësi të butë njohëse, që gjithsesi është zhvilluar deri në Alzheimer pas rreth 9 vitesh.

-Advertisement-

“Inteligjenca artificiale – shkruajnë autorët e studimit, – ka arritur të dallojë një tru të shëndetshëm nga një i tillë me Alzheimer me një saktësi prej rreth 86%, madje ka qenë në gjendje të japë edhe diferencat mes trurit të shëndetshëm dhe atij me çrregullime të lehta, me një saktësi prej 84%”.

Alzheimer është një sëmundje që shkatërron nervat dhe çon deri në çmenduri, humbje të kujtesës apo funksioneve të njohjes. “Sot analizat e lëngut cerebrospinal dhe teknikat e mjekësisë bërthamore mund të parashikojnë me saktësi se kush rrezikon të preket nga Alzheimer brenda një dekade, por bëhet fjalë për metoda tepër invazive, të kushtueshme dhe të disponueshme vetëm për qendrat tejet të specializuara”, thotë La Rocca për “The New Scientist”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera