Sport

Alvarez kthehet në çështje te City, Guardiola: Le të mendohet, pastaj të flasë me drejtorin

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 30 July 2024

Julian Alvarez nuk pret më dhe nuk mjaftohet me statusin e lojtarit rezervë te Manchester City. Argjentinasi e ka bërë të qartë se nëse nuk konsiderohet si një titullar dhe se nëse nuk luan në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, atëherë është gati të largohet në këtë merkato verore.

Tashmë, e ardhmja e sulmuesit duket se është kthyer në një çështje më vete pasi së fundmi trajneri Pep Guardiola theksoi se ashtu si Alvarez që kërkon të luajë titullar, janë edhe 18 apo 19 lojtarë të tjerë që kanë dëshirën për të qenë prezent në ndeshjet kryesore të “The Citizens”.

“Vendimin final për të ardhmen e ka vetë Alvarez. Ai kërkon që të luajë në të gjitha ndeshjet e rëndësishme të sezonit, por këtë dëshirë e kanë edhe 18 apo 19 lojtarë të tjerë të skuadrës dhe nuk mund të kënaqen të gjithë.

-Advertisement-

Alvarez ka thënë që do të mendohet, pasi të mendohet le të flasë me drejtorin sportiv dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Le ta lëmë që të reflektojë për të ardhmen e tij”, u shpreh Guardiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera