Lushi thirrje Kurtit: Të mos kafshojë dorën që e ka ushqyer duke e mbyllur Ministrinë Diasporës
Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 01 December 2019
Analisti politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi është shprehur kundër shkrirjes së Ministrisë së Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Ai i ka bërë thirrje publike liderit të LVV-së Albin Kurtit, që të mos kafshojë dorën që e ka ushqyer duke e mbyllur Ministrinë Diasporës, shkruan gazeta inFokus.
Lushi i është drejtuar Kurtit duke i thënë “mos na e merr Minsitrinë që e kemi fituar me gjak, djersë, dhimbje dhe angazhim monumental.”
Duke vazhduar tutje ai e paralajmëron të mos bëj çfarë nuk ka bërë asnjë shqiptar deri më sot duke hedhur Diasporën pas dere.
Postimi i Plotë
I bëj thirrje publike Albin Kurtit të mos kafshojë dorën që e ka ushqyer duke na e mbyllur Ministrinë Diasporës.
Albin Kurti sot nuk do të ishte mandatar pa Diasporën dhe çnderimi dhe goditja që do të na bëhet duke na mbyllur Ministrinë është gabim taktik dhe strategjik në aspektet ekonomike, politike, psikologjike dhe kombëtare.
Nuk ka nevojë të përmenden arsyet dhe faktet e shumta pse Diaspora Ministrinë e ka fituar vetë dhe e meriton. 20-25% e GDP-së së Republikës së Kosovës vjen nga Diaspora. Remitancat që i dërgojmë në Kosovë janë 40-45% e buxhetit të shtetit. Linja buxhetore dhe kostot për Ministrinë e Diasporës mbulohen 100% vetëm nga pagesat konsullore që i bëjmë ne Diaspora për shërbimet në konsullata dhe ambasada të Republikës së Kosovës. E të mos flasim për kthimin në investim kundër asimilimit dhe kontributit të shumëanshëm që bëjmë.
Albin Kurti– mos ja fillo me gabim të rrezikshëm dhe mos e dëno Diasporën! Kursimi i 1% të mëditjeve që qeveritarë dhe kuvendarë që bëni për shëtitje jashtë shtetit është më shumë se gjoja kursimet që do të bëni duke e vrarë Ministrinë e Diasporës.
Albin Kurti– mos lejo të të manipulojnë duke na ulur nivelin e lidhjes së Diasporës me atdheun tonë. Mos i dëgjo idiotët.
Diaspora nuk do ta pranojë nënçmimin dhe dënimin. Trego që je patriot në vepra dhe mos na e mbyll derën sepse shpejt do ta shohish që ti dhe krejt politikanët do të keni nevojë të trokisni në dyert e Diasporës.
Albin Kurti– mos na e merr Minsitrinë që e kemi fituar me gjak, djersë, dhimbje dhe angazhim monumental. Ministrinë që e meritojmë! Albin Kurti– mos bëj çfarë nuk ka bërë asnjë shqiptar deri më sot duke hedhur Diasporën pas dere! Albin Kurti trego që je patriot dhe na lejo të jemi pjesë e barabartë e mëmedheut!
Jam me shpresë që do të reagosh dhe vendosësh shpejt dhe nuk do të gabosh rëndë që në fillim!
Të tjera
-
Izraeli poston videomesazhin emocionues për Shqipërinë
Në një postim në Facebook, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dër...
-
Tahiri në 20 vjetorin e OSBE-së: Gjatë luftës ishte shpresë dhe mundësi për paqe
Besnik Tahiri, koordinator Nacional për reformën shtetërore, në 20 vjetorin e...
-
Deputetja e LDK’së: Kaosi me Ligjin për paga i qëllimshëm, s’është faji i Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike t...
-
Pas Serbisë edhe Rusia mohon masakrën e Reçakut
Edhe Kremlini zyrtar ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishti...
-
Kosnett thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se çështja e ndarjes ...
-
“I mbytën me çekan në kokë”, Berani shpalos detaje të masakrave mbi shqiptarët në Mitrovicë
Halit Berani kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë në rrjetin e tij social “Faceb...
-
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje: VV-së po i kthehen “të sharat”
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka e ka komentuar debatet tel...
-
Miliona britanikë ende në radhë për të votuar, vendi mban frymën
Pjesëmarrje tepër e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjteje në B...
-
Enver Hasani: VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Vetëvendosjes ...
-
Kurti tregon se a është takuar me Thaçin
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur që nuk ka konfere...
-
Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka t...
-
Vdekja e dyshimtë në Ferizaj, Policia arreston një person
Është bërë e ditur se hetuesit policorë kanë arrestuar një person pas gjetjes...