Lajme

Alternativa: Beqa duhet ti kërkoj falje publike Kusari-Lilës

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 15 June 2017

Partia më e re në Kosovës , Alternativa, ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga anëtari i PDK-së, Hajdar Beqa ndaj Mimoza Kusari – Lilës.

Sipas kësaj parie Bea duhet të kërkoj falje publike, transmeton  infokusi.com

Komunikatën e plotë të Alternativës mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Alternativa denon ashpër gjuhën banale dhe tejet denigruese të Z. Beqa drejtuar Znj. Mimoza Kusari – Lila. Është tejet turpëruese që një politikan, kryetar dege dhe anëtar i kryesisë së një partie të përdor një fjalor të tillë.

Ne vlerësojmë se Z. Beqa duhet të kërkoj falje publike jo vetëm se ka ofenduar rëndë Znj. Kusari – Lila, por mbi të gjitha se përfaqëson një grupacion (subjekt) politik dhe si i tillë duhet të jetë shembull për qytetarët, të rinjtë dhe të rejat e vendit.

Banalizma të këtilla nga një përfaqësues i popullit duhen denuar ashpër dhe me seriozitet në mënyrë që diskursi politik në vend të ketë nivelin që i takon njëherë e përgjithmonë!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera