Lajme

Alpinistja Arineta Mula nuk ndal ngjitjet në male as gjatë muajit Ramazan ”Agjërimi veçse ma shton forcën”

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 20 May 2020

Ngjitjet nëpër majat e Kosovës, Arineta Mula nuk është duke i ndalur as në këto ditë të Ramazanit.

Edhe pse agjërueshëm, Mula çdo ditë është duke sfiduar vetën për të arritur ta thyejë rekordin e saj personal, shkruan Gazeta inFokus.

Në emisionin “Gratë n’Fokus”, Mula ka deklaruar se agjërimi veçse po ia shtonë energjinë dhe fuqinë.

-Advertisement-

“Diçka me agjërimin që është interesante është se ka kohë që nuk e kam mbajt agjërimin më herët. Këtë kohë të pandemisë sigurisht kamë qenë kureshtare me bo gjëra që skam bërë me herët. I kam shtuar ecjet nëpër male në këto ditë, aspak nuk me ka ndalu për me ndalë pasiononin dhe aktivitetin, mund të them po ndjenë më e gjallë dhe agjërimi ka shumë të mira”, ka deklaruar ajo.
Gjatë këtyre ditëve të muajit Ramzan, Mula ka arritur të ngjitet në malin e Rodokut, Oshlakun, Lubetenin e bjeshkë tjera.

Emisioni “Gratë n’Fokus”, me Doresa Geci është një ndër pesë produktet e reja të Gazetës inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera