Sport

Allison shpallet portieri më i mirë i vitit nga IFFHS!

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 28 November 2019

Alisson Ramses Becker, portieri brazilian i Liverpoolit është zgjedhur si portieri më i mirë i vitit 2019 nga IFFHS, Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll. Nga viti 1987 vetëm një amerikano-jugor ka arritur të fitojë këtë çmim prestigjoz dhe ai është Jose Luis Chilavert.

Portieri paraguian i cili kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të shënuar gola nga goditjet standarte e ka fituar këtë çmim në 1995-ën, 1997-ën dhe 1998-ën.

Për t’u kthyer te Allison, viti 2019-të ka qenë me të vërtetë fantastik për portierin e Liverpoolit i cili fillimisht ka fituar fillimisht Champions Leaguen me The Reds dhe më pas Copa America me Brazilin. Allison ka fituar garën me Marc Andre Ter Stegen të Barcelonës dhe Jan Oblak të Atletico Madrid i cili qëndron në 3-shen më të mirë të IFFHS prej 3 vitesh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera