Sport

Allegri tregon arsyen pse la jashtë Higuainin ndaj Torinos

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 24 September 2017

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain në ndeshjen ndaj Torinos për herë të parë këtë sezon nuk luajti nga fillimi në Serie A.

Gonzalo Higuain këtë sezon në 6 ndeshje në Serie A ka shënuar vetëm dy gola, shumë më pak se sa në sezonet e fundit.

Mungesa e golave ishte menduar se ishte arsyeja pse ai nuk luajti nga fillimi kundër Torinos, por trajneri Massimiliano Allegri ka një shpjegim tjetër.

Allegri tha se ky ishte një vendim teknik i tij, pasi Higuan ka nevojë për pushim.

-Advertisement-

“Higuain ishte në bankë për shkak se ka shumë ndeshje dhe unë preferova që ai të pushonte”, tha fillimisht Allegri për Mediaset Premium.

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai tashmë ka shënuar dy gola në kampionat dhe do të shënojë edhe shumë të tjerë”.

Edhe pa Higuain skuadra e Juventusit e fitoi derbin ndaj Torinos me rezultat të thellë 4:0.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera