Sport

Allegri tallet me VAR-in pas barazimit me Atalantan

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 02 October 2017
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është tallur me teknologjinë që po e përdorin gjyqtarët.
Ai ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Atalantas që ndeshjet do të zgjasin katër orë nëse do të shikohet çdo moment në VAR.

Skuadra e tij e fitoi një penallti inekzistente në fund të ndeshjes, të cilën gjyqtari çuditërisht nuk e anuloi edhe pasi përdori teknologjinë.

“Mendoj që VAR duhet të përdoret për raste më vendimtare, pasi që ndeshjet do të zgjasin katër orë. Ky nuk është futboll”, deklaroi Allegri pas ndeshjes për “Premium Sport”, përcjellë “Lajmi.net”.

Juventusi barazoi mbrëmë me Atalantan, 2:2.

-Advertisement-

Portieri kosovar, Etrit Berisha, priti penalltinë e Paulo Dybalas për t’u konfirmuar si hero i mbrëmjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera