Allegri s’e bën dramë: Çmenduri, nëse mendonit se Juventusi nuk humb asnjë ndeshje!

Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 31 January 2019
Massimiliano Allegri pranoi largimin e tij nga stoli prej gjyqtarit në humbjen 3-0 të çerekfinales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës. Ky ishte vendim i saktë, sipas tij. Bardhezinjtë pësuan humbjen e tyre të parë në Itali për këtë sezon, duke i shuar shpresat për një trofe të pestë radhazi të Kupës së Italisë.
“Gjyqtarët kishin të drejtë të më largonin nga stoli, sepse po e humbja durimin në atë kohë, – tha Allegri për “Rai Sport”. – Ky rezultat ishte pezull për njëfarë kohe, me sinqeritet. Kemi pasur lojtarë që vinin nga lëndimet, të tjerët që mbetën jashtë për të njëjtin shkak. Mund t’ia hedhim paq në një, ose dy ndeshje, me paraqitje negative, por do të vijë moment që të humbni përfundimisht.
Nuk ka asgjë për ta bërë dramë, pasi ishte vetëm një ditë e keqe. Atalanta e meritonte plotësisht të kalonte në gjysmëfinale dhe kishte më shumë entuziasëm për këtë. Është zhgënjyese për ne, që të dalim jashtë këtij kompeticioni, por ishte e çmendur të mendonim se Juventusi mund të fitonte çdo ndeshje këtë sezon.
Nuk e shoh si një zile alarmi për t’u shqetësuar, sepse është e pamundur të fitojmë çdo ndeshje. Dëshironim ta fitonim Kupën e Italisë për herë të pestë radhazi, por Atalanta ishte shumë fizike dhe agresive, kështu që urime asaj. Unë mendoj se një mësim i tillë mund të jetë i dobishëm për një skuadër. Sezonin e kaluar e patëm një mësim të tillë nga Crotone.
Ne ishim thjesht jashtë ritmit, por mund të ndodhë kjo pas një vrapimi kaq të gjatë dhe të suksesshëm. Na pret Parma të shtunën, një kundërshtar vërtet i fortë në kundërsulm. Mario Mandzukic do të kthehet të shtunën, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic u kthyen sonte”.

Të tjera
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...
-
Nesër përpjekja e 33-të për konstituim të Kuvendit
Nesër, për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e...
-
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot nëpërmjet shkëmbimit t...
-
Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë
Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarak...
-
Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë
Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, thotë se Republika Isla...
-
“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t’ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet
Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Ira...
-
Vetura bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buron...
-
Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do ta nisë vizitën zyrtare në Budap...
-
Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron rrezik nga raketa e Iranit dhe Izraelit në hapësirën ajrore
Ambasada Amerikane në Jordani të hënën i paralajmëroi përsëri amerikanët atje...