Lajme

Aliu thotë se ndihma e mërgatës është në shpërputhje me të drejtën e mohuar të votës

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 01 March 2019

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në Samitin e Diasporës të organizuar në Tiranë, përcjell inFokus.

Deputeti Liburn Aliu foli në këtë Samit edhe si panelist në diskutimin për të drejtën e votës. Ai theksoi se mbështetja e madhe ekonomike që aktualisht jep mërgata shqiptare është krejtësisht në shpërputhje me të drejtën e mohuar të votës.

“Në Kosovë, edhe pse ligji ekziston, vetë ligji dhe procedurat e zbatimit të tij krijojnë barriera të shumta që pengojnë përfshirjen e bashkatdhetarëve në zgjedhje. Është e qartë se shembujt e praktikave të mira nuk mungojnë, dhe këto barriera janë pasojë e vullnetit të munguar politik”, ka thënë Aliu.

-Advertisement-

Deputeti shpjegoi se edhe nëse realizohet e papenguar e drejta e votës, kjo do të ishte prapë e pamjaftueshme.

Mërgata, sipas tij, do duhej të kishte ulëse të rezervuara në Kuvend, si dhe të gjitha çështjet që prekin mërgatën do duheshin trajtuar përmes strukturave të posaçme të aparatit shtetëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera