Lajme

Aliu: Të rinjve u besuam përgjegjësi dhe shumë projekte kanë vulën e kreativitetit të tyre

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 22 September 2021

Kandidati për kryetar të Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se bashkë me të rinjtë ka qeverisur Ferizajn për katër vitet që i lam pas dhe se shumica e projekteve madhore kanë vulën e kreativitetit të të rinjve.

Këtë standard Aliu vetëm sa pritet ta fuqizojë edhe më shumë, kështu ka thënë ai para Kuvendit të Rinjëve të Ferizajt para të cilëve ka shpalosur programin qeverisës për katër vitet në vijim, shkruan Gazeta Infokus.

Aliu u ka premtuar të rinjve ferizajas se shkolla digjitale, shkolla speciale e kulturës fizike, fondi i rinisë, terrene e palestra sporti e rekreacioni janë projektet që ai do ti realizojë me të marrë besimin e tyre.

-Advertisement-

“Shkolla speciale e kulturës fizike, një nga kryeprojektet për arsimin, sportin dhe të rinjtë

Qeveria e drejtuar nga unë, ka moshën më të re të udhëheqësve politik në historinë politike të Ferizajt. Projektet më madhore të ndryshimit të Ferizajt kanë dorën e projektimit e punën e të rinjve. Po, të rinjve i besuam përgjegjësi të larta shtetërore e bashkëqeverisëm.

Këtë standard të vendosur nga ne, do ta fuqizojmë edhe më shumë, me të rinj në krye të institucioneve, projekte kreative e zgjidhje praktike të cilat sot shpalosa me të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj.

Shkolla Digjitale, shkolla speciale e kulturës fizike, fondi i rinisë, terrene e palestra sporti e rekreacioni e padyshim edhe nisma tjera, janë oferta jonë për të rinjtë, besim që e kemi dëshmuar gjithmonë”, ka shkruar Aliu në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera