Lajme

Aliu: Të pavërteta lajmet se KFOR-i më ndaloj ta takoj kryetarin e Leposaviqit

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 10 June 2023

Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu i ka quajtur të pavërteta lajmet se KFOR-i e ka ndaluar që ta takojë kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Aliu është shprehur se KFOR-i u ka ofruar siguri dhe se ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojnë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës “nga bandat kriminale që janë sjellur përreth”.

“Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim. Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth. Spekulimet e tilla, i’u shkojnë për shtati vetëm bandave që janë të instaluara aty, njëherit këto lajme të pavërteta po ashtu po e zhvlerësojnë punën e palodhshme dhe profesionale që Policia e Kosovës po e bën atje.”, ka shkruar Aliu në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka falënderuar kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin për “qëndresën shembullore për Republikë, rend e ligj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera