Lajme

Aliu s’shkon në Komision, Bajrami: Punë pak, hajni shumë, në Ministrinë e Infrastrukturës ka korrupsion endemik

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 20 February 2024

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka “korrupcion endemik”.

Në Komisionin përt Mbikëqyrje të Financave Publike i ftuar të raportonte sot ishte ministri i MMPHI, Liburn Aliu, i cili nuk u paraqit dhe kështu mbeti i pashqyrtuar raporti i auditimit i cili evidenton parregullsi të shumta në punët e kësaj ministrie.

“Kontratat me negocim të drejtpërdrejtë janë korrupcion, gabim është kriju narracioni se “s’po punojnë amo s’po vjedhin”, e vërteta e hidhur është se “punë ka pak, por hajni shumë””, shkruan Bajrami në një postim në Facebook.

-Advertisement-

“Sot, në mbledhjen Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në rend dite e patëm shqyrtimin e raportit të auditimit të përformances ”Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. I ftuar për shqyrtimin e këtij raporti ishte ministri i MMPHI Liburn Aliu, i cili nuk ishte prezent dhe mosprezenca e tij e pamundësoj shtyrtimin e këtij raporti, i cili mbet të shqyrtohet me datë 27 shkurt”, shkroi ajo.

Bajrami shkruoi se prokurimet në ministrinë e udhëhequr prej Liburn Aliut po shkojnë miliona euro në kontrata të negociuara njëburimore.

“Raporti i auditimit ”Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”, vë në pah korrupcionin endemik që po ndodhë në këtë ministri. Vetëm në 13 kontrata të negociuara të kësaj ministrie që ka audituar Zyra Kombëtare e Auditimit, shuma e ankes kontratave kalon 4 milionë euro, e çka është më e keqja këtu asnjëri prej projekteve nuk përfundon me një ankes kontratë, por bëhet një kontratë njëburimore/aneks dhe mandej pas saj nevojitet një prokurim i ri për përfundim të projektit”, shkroi ajo.

“Kush do që dëshiron të di se sa ka dëgraduar gjendja në prokurimin publik me këtë Qeveri mjafton të shoh raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian, faqe 71-72 ku thuhet që për një vit janë shpenzuar mbi 78 milionë euro pa publikim të kontratës, dmth. mbi 78 milionë euro dostave, sepse nëse nuk hapë tender atëherë ti punon me ata që i njehë apo jo?! Ky është korrupcion dhe kushdo që mundohet ta cilësoj ndryshe është i korruptuar ose potencialisht i korruptushëm”, shkroi deputetja.

Ajo shtoi në fund edhe raportin e auditimit dhe raportin e Komisionit Europian për vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera