Lajme

Aliu: Reshje do të ketë deri të mërkurën, zonat më të prekura në Dukagjin

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 21 November 2022

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se reshje të shiut do të ketë deri të mërkurën.

Aliu theksoi se zonat më të prekura nga vërshimet janë në Dukagjin, teksa në lidhje me ngricat, ai potencoi se gjatë kësaj jave nuk do të ketë.

“Përgjatë kësaj periudhe, shihen temperaturat më të ulëta. Gjatë kësaj jave, nuk parashihet të ketë ngrica, por mjegull për shkak të ndryshimit të temperaturave. Gjatë tetë ditëve të ardhshme nuk parashihet të ketë ngrica”, ka thënë Aliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera