Lajme

Aliu: Qeveria po mashtron qytetarët me çmimin e rrymës

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 31 May 2018

Qeveria e Kosovës po mashtron qytetarët me Tremocentralin ‘Kosova e Re’ .

Kështu ka deklaruar deputeti i VV-së, Librun Aliu në interpelancën për marrëveshjen e nënshkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës me Contour Global, për projektin e termocentralit “Kosova e Re”, shkruan GazetaFokus.

Aliu ka thënë gjithashtu se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë shumë shpejtë do të disa fishohet.

-Advertisement-

‘Marrëveshja për termocentralin Kosova e Re do të duhet të alarmonte këtë Parlament sepse kjo kontratë që në start do të disa disa fishojë energjinë elektrike. Qeveria e Kosovës është duke provuar të mashtrojë opinionin sepse nëse lexohet marrëveshje qytetari do të kuptoje se do të paguan më shtrenjtë energjinë elektrike’, ka thënë Aliu.

Gjatë kësaj seancë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe deputeti i PSD-së, dardan Sejdiu patën replika të ashpra rreth marrëveshjes me Contour Global  për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’./GazetaFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera