Lajme

Aliu pret në takim Kryetarin e degës së Kryqit të Kuq në Ferizaj, konfirmojnë bashkëpunimin edhe për katër vitet e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 29 September 2021

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim Kryetarin e degës së Kryqit të Kuq në Ferizaj, Burim Hoxha, shkruaj Gazeta Infokus.

Aliu ka thënë se bashkëpunimi me kryqin e kuq do të jetë gjithmonë në dobi për qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

“Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq në Ferizaj ka qenë gjithnjë një përvojë e mirë e dobi e drejtpërdrejt për qytetarët. Sot, në zyrën time prita Kryetarin e degës së Kryqit të Kuq në Ferizaj, Burim Hoxha dhe sekretaren Jehona Kuqi, me të cilët dakorduam nismat e radhës e intensifikimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve”, ka shkruar Aliu. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera