Aliu për incidentin mes dy aeroplanëve: Hetimi do të tregoj nëse ka pasur rrezik për përplasje

Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 06 April 2023
Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu, ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e 24 shkurtit, ku dy aeroplanë gati nuk janë përplasur mbi hapësirën ajrore të Kosovës, për shkak të dyshimit të moskujdesit të zyrtarëve përgjegjës.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit, tha se dy kontrollorë të Autoritetit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, janë liruar nga detyra pas këtij incidenti, derisa po vazhdon hetimi për t’i zbuluar gjitha shkaqet.
Mirëpo, ai tha se hetimi do të tregojë nëse ka pasur rrezik për përplasje apo jo.
“Të dy kontrollorët e përfshirë në incident janë liruar nga detyra menjëherë pas incidentit. ASHNA ka filluar hetimet për këtë incidenti sipas kërkesave të dala nga legjislacioni në fuqi dhe ka kërkuar leje për të dhënat e radarit dhe të zërit të cilat janë dhënë. Sipas ligjit, aviacioni civil ka filluar hetimet për ngjarje dhe raporti preliminar i ASHNA-së është pranuar nga AAC dhe sipas tij raporti kontrollorët e përfshirë kanë nisur ndërrimin në kushte normale. AAC ka marrë raportet e pilotëve nga dy fluturaket e përfshira për me pas informacion shtesë për incidentin. Me 10 mars 2023 drejtori i AAC e ka thirr mbledhjen për diskutim për këtë incident. Natyrisht janë marrë raportet nga gjithë personat përgjegjës dhe jemi në fazën e hetimit. Tash cilat do të jenë masat pastaj, e para duhet të vlerësojmë se çka ka ndodhur saktë dhe nuk duhet të ngutemi dhe të deklarojmë se ka pasur ndonjë rrezik ose jo. Mendoj se njoftimet në media kanë qenë të dëmshme dhe tepruara. Konfrom hetimit do të merren masat edhe ndaj zyrtarëve përgjegjës”, tha ai.

Të tjera
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...