Lajme

Aliu mirëpret artistët e vegjël: I lumtur me suksesin e tyre në Festivalin e Këngës

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 06 July 2021

Kreu i komunës së Ferizajt Agim Aliu është shprehur i lumtur pas suksesit disa fëmijëve në Festivalin e Këngës “Diamond Fest”,  shkruan Gazeta Infokus.

Aliu thotë se do të vazhdojë të mbështetës ata.

“I lumtur t’i shoh kaq shumë kupa e medalje, kaq shumë suksese të të vegjëlve në këndim, në festivale kombëtare e përfaqësim ndërkombëtar, suksesin e tyre në Festivalin e Këngës për Fëmijë “Diamond Fest”, të cilët i prita sot, bashkë me profesoren Njomza Mezini dhe prindërit e tyre.Një takim që mbush gjithë ditën me energji, e suksesin e tyre natyrshëm se do ta mbështesim edhe më shumë”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera