Aliu: Linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet

Autori: Gazeta inFokus
19:51 | 19 December 2022
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet.
Përmes një statusi në Facebook, Aliu ka thënë që rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i “shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën”.
“34.4 km të transportit hekurudhor do të rehabilitohen, për të qenë moderne dhe konkurruese. Rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën. Projekti do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, si dhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian”.
“Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit. Falënderoj Bashkimin Evropian, në veçanti Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për financimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore të 10-të. Linja 10-të do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së dhe do të shërbejë si një nxitje më e madhe për ekonominë e Kosovës”, ka shkruar tutje Aliu.

Të tjera
-
Rutte pas takimit me Trump: Topi është qartë në fushën e Rusisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar situatën aktuale ...
-
AAK-ja s’ndryshon qëndrim, nuk e votojnë as nesër Haxhiun
Nesër me fillim të orës 10:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit ...
-
Deda: Konjufcën krejt Kuvendi e voton – nuk e di pse Haxhiu e ka pranuar nominimin
Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se kur VV-ja s’ka të drejtë t’i kërkojë...
-
Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur t...
-
Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar ...
-
Ngërçi për kryeparlamentarin, edhe seanca e së premtes pritet të dështojë
Edhe seanca e nesërme pritet të jetë e njejtë sikurse seancat e kaluara si kë...
-
Krasniqi: LVV e pakënaqur me Glauk Konjufcën
Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, deklaroi se ish-kryetari i Kuv...
-
VV e konfirmon: Kemi pranuar të bëjmë ministre Duda B
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se partia ka pr...
-
Tërmet në Shqipëri
Para pak minutave ka ndodhur një tërmet në shtetin e Shqipërisë. Termeti k...
-
Kurti për takimin Porfirije-Putin: Partneritet strategjik që e vë rajonin në rrezik serioz
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kis...
-
Shkarkimi i Kryeshefit të KOSTT, raportohet se dosje për keqpërdorimet e tij janë deponuar në Prokurori
KOSTT ka njoftuar të enjten përmes një komunikate se kanë shkarkuar Evetar Ze...
-
Trump fillon të shesë online veshje të vitit 2028, shtohet ideja se do garojë për mandat të tretë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar të shesë veshje të vitit 2028 ...