Aliu: Korriku i këtij viti ishte më i nxehti në 120 mijë vitet e kaluara
Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 07 August 2023
Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se muaji korrik ka regjistruar temperaturat më të nxehta në 120 mijë vitet e kaluara.
Aliu, ka treguar edhe shkaqet që kanë çuar deri te kjo, që sipas tij, është ngrohja globale.
“Efekti meteorologjik, janë ngritjet e temperaturave, ngrohja globale është ai fenomen që e ka përfshirë jo vetëm Evropën, por gjithë botën. Ky proces është i pandalshëm, muaji korrik ka regjistruar me muajin qershor rreth 14 ditë me temperatura mbi 30 gradë, dhe llogaritet që është korriku më i nxehtë prej kur kanë filluar matjet, prej 1854”, u shpreh Aliu në InfoMagazine në Klan Kosova.
“Në bazë të analizave që kanë bërë ekspertët në polin e veriut, masat që kanë vënë në akullnaja, kanë vërtetuar që është korriku më i nxehtë në 120 mijë vitet e kaluara”.
Ai bëri thirrje që mos të ndotet mjedisi, teksa shtoi se mund të ketë ende ngritje të temperaturave.
“Duhet të kemi kujdes që t’i respektojmë ligjet që mund t’i respektojmë, ta ruajmë mjedisin, me atë mendje që kemi, dhe të mos hedhim mbetje organike askund”.
“Ngrohja globale do të jetë vazhdimësisë, fenomenet që po i përcjellim nuk ka ulje por ka ngritje, por ma shumë se që po parashikojnë”.
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...