Lajme

Aliu i fton komunat që t’i caktojnë lokacionet për ndërtimin e banesave për çiftet e reja e familjet me të hyra të kufizuara

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 09 February 2024

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se projekti për “Banimin e Përballueshëm” po jetësohet.

Sipas VV-së, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave.

“Çiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme”, shkroi VV-ja.

-Advertisement-

Më tej, bëhet e ditur se në këtë projekt do të eliminohen getot dhe kjo do të jetë mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës.

Vizitoni knanlin tonë në Youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera