Lajme

Aliu falënderon mërgatën për mirëpritjen në Kanada

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 26 August 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka falënderuar mërgatën për mirëpritjen në Kanada.

Aliu ka thënë se me kontributin e tyre, ata po dëshmojnë që largësia nuk e zbeh lidhjen me atdheun.

“Në fund, natyrisht, ç’mënyrë më e mirë se ta përmbyllim vizitën tonë në Kanada, në mesin e bashkëatdhetarëve tanë.

-Advertisement-

Të gjithë bashkëatdhetarët, po shkëlqejnë në profesione të ndryshme dhe përfaqësojnë dinjitetshëm vendin tonë. Kontributin e tyre vazhdojnë t’a japin edhe për vendin e tyre, kështu duke treguar se largësia nuk e zbehë lidhjen e tyre me atdheun.

Faleminderit pafundësisht mërgatës tonë Shqiptare për mikpritjen e tyre dhe për ngrohtësinë e përzemërt!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera