Aliu: E gjeta komunën me miliona euro borxh
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 13 May 2018
Ndonëse e gjeti komunën e Ferizajt me 10.56 milionë euro detyrime të drejtpërdrejta të cilat ose janë të përmbaruara ose presim si fatura për t’u realizuar, tashmë kreu i kësaj komune, Agim Aliu shprehet i bindur se do të realizohet e gjithë platformën e tij qeverisëse.
Në një intervistë për KosovaPress Aliu ka deklaruar se komunën që drejton e ka gjetur edhe më keq sesa që e kishte menduar.
Ai tha se ka gjetur kontrata të pambuluara, projekte të pambuluara pa asnjë cent dhe se kjo kap shifrën prej 40.8 milionë eurove.
“E kemi gjetur komunën me 10.56 milionë euro detyrime të drejtpërdrejta që janë ose të përmbaruara ose që presin si fatura për t’u realizuar. Po ashtu, kemi obligime dhe kontrata të pambuluara, projekte të pambuluara pa asnjë cent pothuajse dhe që kjo kap shumën prej 40.8 milionë euro. Pra, vetëm në aspektin financiar kemi një mori problemesh dhe një mori çështjesh dhe sigurisht se është një sfidë e jashtëzakonshme për mua si kryetar komunë, por, sido që të jetë gërshetimi i përvojës sime lokale dhe përvoja ime si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe komunikimi që kam bërë edhe me ministrin e Financave dhe me ministritë tjera të linjës po edhe me vetë kryeministrin e Kosovës, të cilët tashmë kanë shprehur gatishmërinë që të më mbështesin pikërisht për faktin se është një gjendje të tillë komuna e Ferizajt. Unë besoj se do të realizojë platformën time qeverisëse, unë do të realizoj atë që ka qenë besim i qytetarëve të komunës së Ferizajt, ka qenë zotim i imi, sepse kam dëshmuar dhe do të dëshmojë se nuk jam një njëri që vetëm kam premtuar dikur apo që më shërbejnë fushatat elektorale vetëm sa për të marrë vota”, tha Aliu.
Përveç gjendjes financiare, kreu i Ferizajt thotë se në gjendje të rëndë është edhe fusha e urbanizmit, ku ai u shpreh se kanë trashëguar një plan zhvillimor komunal, i cili më së paku mund të quhet i tillë.Për të zgjidhur këtë kaos, Aliu thotë se do të shtyjë përpara projektet të cilat do të zgjidhin këtë kaos urbanistik, që një nga to është projekti “Bashkimi i Qytetit”.
Komuna e Ferizajt ka probleme edhe në fushën e arsimit, që kryetari i kësaj komune, Agim Aliu thotë se ka pasur një politizim ekstrem të arsimit, qoftë në rekrutimin menaxherial, qoftë në rekrutimin e të punësuarve.
Po ashtu, Aliu u shpreh se janë të përkushtuar për të ofruar kushte më të mira në shkolla, pasi sipas tij, ende nuk janë kushtet e duhura nëpër shkollat e kësaj komune.
Ndërsa, ka bërë të ditur se do të ndërtohet edhe një shkollë profesionale me të vetmin qëllim që nxënësit të orientohen nga aftësimi profesional si një mundësi e mirë për të gjetur më pastaj një vend pune.Duke qenë se kjo komunë shquhet për numrin e madh të bizneseve që operojnë, Aliu bëri të ditur se do të themelohet qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.Komuna e Ferizajt sipas kreut të saj, Agim Aliu probleme ka edhe në fushën e sportit, por që ai shprehet i gatshëm për të ndihmuar në këtë fushë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...




































