Lajme

Alisa Braho për asociacionin: Patatja e nxehtë i ngeli në dorë Kurtit, ai jep përgjigje për vendimet

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 06 December 2022

Alisa Braho në emisionin “Pressing” të T7 ka folur për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo tha se çështja e asociacionit duhet të zgjidhet, pavarësisht kompetencave, pasi sipas saj kjo mund të mbetet problem për gjeneratat tjera.

Braho tha se puna e asociacionit i ka mbetur Kurtit në dorë.

-Advertisement-

“Patatja e nxehtë i ngeli në dorë Kurtit dhe mirë t’i bëhet, se vetë e kërkoi me ngulm për 10 vjet. Nesër, pasnesër ai do të jap llogari për të gjitha vendimet që do të marrë, a do të jenë të mira a janë të këqija, historia më vonë do t’i gjykojë ato”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera