Lajme

Alim Rama i LV-së largohet nga KQZ-ja

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 13 January 2023

Alim Rama i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga KQZ-ja.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Alim Rama, është liruar nga detyra, me kërkesë të tij.

Këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina e ka konfirmuar për Express se Rama është liruar nga detyra dhe do të bëhet zëvendësimi i tij.

-Advertisement-

“Presidentja është informuar lidhur me dorëheqjen e z.Alim Rama nga pozita e anëtarit në KQZ. Pas kësaj, Presidentja ka marrë vendim për lirim të tij nga detyra dhe në ditët në vijim, bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ”, ka thënë Kupina.

Eugen Cakolli i KDI-së thotë se janë bërë gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në LVV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera