Lajme

Ali Lajçi: Qytetarët duhet t’ia japin shansin Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 24 May 2017

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Ali Lajçi, ka bërë me dije se është bashkuar me këtë parti për shkak të programit qeverisës.

Ai ka thënë se Vetëvendosja! e ka programin më të mirë nga të gjitha partitë e tjera politike.
Në një për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për një model të ri të qeverisjes.

Ai ka theksuar se më 11 qershor qytetarët duhet t’ia japin shansin Vetëvendosje!-s.
Në këtë kontekst, Lajçi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! është i vetmi subjekt që do të qeverisë ndryshe kurse të tjerët, sipas tij, janë vetëm përsëritje e qeverisjes që ka ekzistuar tash e 17 vjet.

-Advertisement-

Pavarësisht se në garën zgjedhore janë dy koalicione të mëdha, Lajçi ka thënë se trendi po shkon drejt ndryshimeve, meqë populli nuk është i interesuar ta përsërisë qeverisjen e deritashme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera