Lajme

Ali Berisha emëron kryesinë e degës së AAK-së në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 28 July 2018

Nënkryetari AAK-së në nivel vendi dhe zv/Ministri i Shëndetësisë Ali Berisha i  cili këto ditë ka marrë edhe drejtimin e degës së AAK-së në komunën e Pejës, ka publikuar sot kryesinë e re të degës së këtij subjekti në Pejë.

Në përbërjen e kryesisë së re të degës, shihen të kombinuar emra të rinjë dhe vjetër si nga mosha ashtu edhe nga anëtarësia në këtë subjekt.

Kryesia e ngushtë përbëhet kryesisht nga emra të rinjë, të cilët pritet ti japin rol jetës opozitare në komunën e Pejës në një kohë kur AAK synon që ta mbajë fokusin në Pejë, në mënyrë që të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Tre nënkryetarët e parë të degës, që do ta pasojnë Ali Berishën janë Skender Radoniqi, Arbër Grabovci dhe Ergita Zajmi.

-Advertisement-

Kryetari i ri i degës së kësaj partie në Pejë, i cili pasojë Fatmir Gashin, Ali Berisha, ka thënë se ekipi i sotëm është ekipi fitues për Pejën.

Postimi i plotë i  Ali Berishës:

Në bazë të kompetencave dhe autorizimeve që më ofron statuti, si Kryetar i degës së AAK-së në Pejë, sot ja kam propozuar Këshillit Drejtues të degës emërimet të cilat edhe u aprovuan njëzëri nga ky organ që është më i larti në organizimin e partisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera