Lajme

Ali Berisha e llogarit punë vizitën në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 07 August 2018

Zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Ali Berisha ka thënë se njëra ndër detyrat e tij ka qenë edhe përfaqësimi i Ministrisë në aktivitete të ndryshme.

Zëvendësministri Berisha, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka treguar se ka marrë pjesë në simpoziumin shkencor të Dermatovenerologjisë, në konferencën “Imazhi i profesionistëve shëndetësor”, në konferencën për parandalimin dhe shërimin e HIV/AIDS, në konferencën e dytë rajonale për promovimin e edukimit shëndetësor, etj.

“Konferenca për parandalimin dhe shërimin e HIV/AIDS, si problem global HIV/AIDS, megjithëse me përmasa më të limituara në Kosovë, duhet të ketë përkushtimin e domenit specifik institucional dhe mbështetje ndër-institucionale”, ka shkruar Berisha.

-Advertisement-

Sa i përket monitorimit të zbatimit të politikave shëndetësore në institucione shëndetësore ai ka evidentuar vizitën në Klinikën Infektive, vizitën në Spitalin regjional të Pejës, vizitën në Institutin e Onkologjisë etj.

“Këto ishin vetëm disa nga aktivitetet e zhvilluara në periudhën e këtij mandati qeverisës në Ministrinë e Shëndetësisë”, ka potencuar Berisha në raportin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera