Lajme

Ali Ahmeti uron Kosovën: Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 17 February 2024

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën pë Pavarësinë e 16-të, Ahmeti mes tjerash shkruan se me mall kujton ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara.

”Çdo ditë e Kosovës sonë të lirë është përkujtim i qëndresës heroike dhe sakrificës së të gjithë atyre që iu përgjigjën sypatrembur kushtrimit të saj të lirisë. Kujtoj sot me mall e krenari ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara, Kosova duhej çliruar dhe për luftën e saj heroike duhej të dëgjojë bota mbarë. Kosova nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtës së saj për të gëzuar lirinë, për të cilën derdhi rrëke gjaku ndër vite. Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë, krah për krah me vëllezërit tanë në Kosovë po hapërojnë drejt shtigjeve të përparimit dhe ardhmërisë europiane.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!” – ka shkruar Ali Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera