Lajme

Ali Ahmeti: 12 prilli do të shënojë fitoren më të madhe të BDI

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 22 October 2019

Në Degën e Bogovinës, në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së, ku u zgjodh kryesia e re e cila do të jetë nën udhëheqje të kryetares së re Sahide Bajrami, prezent ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para banorëve të komunës së Bogovinës, u shpreh se nuk do të ishin misionarë në rast se mbi shpatullat e tyre nuk do të avanconin gjeneratat e reja, nuk do ishin largpamës në rast se nuk do të hapnin krahun, andaj çdo Kuvend Zgjedhor që është mbajtur nga ana e BDI-së, e ka shtuar autoritetin tek votuesit dhe tek qytetarët

“Pikërisht unë sot shoh datën 12 prill të vitit 2020 si fitoren më të madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim . Me një bashkim të këtillë nuk ka forcë që neve na mund, pasi që në radhë të parë kemi vendosur misionin, idealet dhe tani funksionet. Nuk ka funksion pa një mision, nuk ka mundësi të arrish tek qëllimi në rast se i humb idealet.

-Advertisement-

Ne jemi Bashkimi i Idealeve, i misioneve dhe misionet duhet t’i shpiem përpara. Jo se kjo është familja jonë, por më tregoni një lëvizje apo parti që ka kontribut në këto hapësira ma shumë se familja jonë. Gjithçka lidhet me familjen tonë, që nga alfabeti deri tek universiteti, që nga përfaqësimi i drejt deri tek simbolet kombëtare, të gjitha janë vepra kapitale të cilat do të shfrytëzohen nga shqiptarët dhe këto vepra të pavdekshme i ka krijuar familja jonë e madhe e Bashkimit Demokratik për Integrim si vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti shtoi se mos dhënia e datës për hapjen e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian është dënuar nga vetë autoritet e Brukselit duke e quajtur një gabim të madh historik.

“Ne mbetemi të përkushtuar dhe aspak të dëshpëruar dhe këtë vendim nuk e marrim si dështim këtë vendim që e bëri Franca por përkundrazi një motivim edhe më shumë që ne të jemi më të fort në drejtim të sundimit të ligjit, në drejtim të kërkimit të një vettingu më të fortë në këtë vend, gjyqësi, polici, ushtri, qeveri, kryetar komunës, të gjithë këto të hynë në filtër të vettingut për të patur transparencë në këto hapësira. Këto veprime neve na afrojnë në Bashkimin Evropian”, u shprehë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera