Sport

Alexis në bisedime me disa klube

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 23 August 2019

Manchester United e ka lënë derën e hapur për Alexis Sanchez.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se kiliani është në bisedime me disa klube, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Një largim i 30 vjeçarit nga Old Trafford është përmendur tash e sa.

-Advertisement-

“Disa klube janë në bisedime por ai është duke punuar fort dhe të shohim se çfarë do të sjellë shtatori”, ka thënë Solskjaer.

“Aexis është futbollist profesionist dhe ai vjen në stërvitje çdo ditë ku dhe punon fort”.

“Ne nuk kemi shumë zgjidhje në sulm andaj Sanchez mund të përfundojë duke luajtur më shumë ndeshje se që pritet”.

“Ne presim që ai ta japë më të mirën për klubin, sepse ka cilësi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera