Alesia Bami u përgjigjet të gjithëve: Hera e fundit që duroj… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 14 May 2020
Gjatë një bisede në “Trotuar” në “E Diell”, moderatorja e njohur Alesia Bami u shpreh se “do fejohej”. E kaq u desh që shumë portale të shkruanin se 20-vjeçarja është fejuar me një biznesmen që i siguron jetën luksoze që bën.
Ditën e sotme, bukuroshja ishte e ftuar në emsionin “Shqipëria Live”, ku reagoi në lidhje me këto aludime.
Alesia u shpreh se nuk ka as të dashur dhe as të fejuar. “Gjithçka nisi me një bashkëbisedim në “Trotuar”, dhe portalet shkruajtën, madje edhe gazeta serioze.
Deri tani i kam lejuar që të shkruajnë çfarë të duan, por kur e bëjnë baltë dhe hedhin baltë për atë që kam bërë vetë dhe familja ime më ka ndihmuar, është e patolerueshme”, tha moderatorja.
“Nuk i hyra anës ligjore, pasi kompanitë nuk e dinë se kë kanë marrë në punë. Kjo është cenim figure, edhe pse ata mendojnë se Alesia është zemër mirë. Kjo është hera e fundit që duroj kështu lloj shpikjesh. Mbi të gjitha kur nuk marrin as mundimin për të bërë një telefonatë”, vijoi ajo.
Më pas Bami u shpreh se nëse do të ishte në një lidhje serioze do ta zbulonte, pasi ka shumë fansa dhe dëshiron të jetë transparente me ta.
“Nëse do isha në një lidhje mbase nuk do e tregoja, por nëse do kisha diçka më serioze dhe familjare nuk do e kisha aspak problem për ta zbuluar për fansat e mi”, tha Alesia.
Kjo e fundit shtoi se lajmet e shumta që u bënë rreth saj për fejesën, bëri që shumë persona të merrnin në telefon familjen.
“Filluan telefonatat te familja, se nuk tregoni se keni fejuar vajzën. Futa në sherr familjen me fisin. Unë i ruaj shumë traditat, edhe pse i jam future rrugës së televizionit dhe showbiz-it”, tha moderatorja e njohur.

Të tjera
-
“Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë”, thotë Kurti
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të sigurt 100 për qind s...
-
Kurti: Bëmë dy kompromise që u refuzuan, PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin e Kushtetueses
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është e vërtetë që ka përgjegjësi...
-
Kusari-Lila tregon edhe ofertën e tretë që e bëri në takim me liderët e partive politike
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka propozuar në këtë taki...
-
Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, pra të ketë pako të marrëveshjes
Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci, pas takimit me liderët politikë tha se dis...
-
Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen e zgjidhjes
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politi...
-
Kadrijaj: VV-ja po e shtrembëron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se sh...
-
Abdixhiku: Të na jepet e drejta për votë, VV-ja ka vendosur pengesë me procedurë të fshehtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në ta...
-
Krasniqi: Kurti dhe VV-ja po duan të jetojnë në realitet alternativ edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Albin Kurtin, ka thënë se a...
-
Abdixhiku: Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij, takimi ishte farsë publike
Pas mbi dy orësh diskutime, ka përfunduar takimi i kreut të VV-së, Albin Kurt...
-
Nuk ka qetësi për Vuçiqin, sërish protesta në Beograd
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në d...
-
IPK: Policia nuk pati ndonjë parregullësi apo sjellje të papërshtatshme gjatë ‘Vidovdanit’
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sot ka realizuar një opera...
-
Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it
1 të reja me HIV/AIDS janë raportuar përgjatë periudhës janar-maj në Kosovë. ...