Shëndetësi

Alergjia nga ushtrimet ekziston, shkaqet janë ende të panjohura

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 27 September 2017

Disa njerëz kanë arsye të vërtetë që të mos shkojnë në palestër dhe të mos ushtrojnë, sepse alergjia nga ushtrimet në fakt ekziston. Ka shumë teori për shkakun e kësaj alergjie, por ai është ende i panjohur.

Huffington Post e sjell storjen për Joe O’Leary, i cili një mbrëmje shkoi për pizza me prindërit e tij, dhe pastaj shkoi në palestër. Pas gjysmë ore ushtrimesh, sytë e tij filluan të ngushtoheshin, ai nuk mund të merrte frymë dhe fytyra pësoi ënjtje, transmeton Koha.net. Mjekët ia diagnostikuan anafilaksinë e induktuar, një reaksion ky alergjik ndaj kombinimit të ushqimit dhe ushtrimeve.

Anafilaksia e nxitur nga ushtrimet për herë të parë u përshkrua në vitin 1979 dhe ka të ngjarë t’i prekë 50 nga 100,000 njerëz. Alergologia Maria Castells tha për “Popular Science” se mjekët ende nuk e dinë se pse ndodh ky reaksion alergjik.

-Advertisement-

30-50 për qind e njerëzve e kanë këtë lloj reagimi për shkak të kombinimit të ushqimit dhe ushtrimeve. Nga ana tjetër, për disa persona ushtrimet intensive shkaktojnë reagime ndaj disa barnave.

“Ekzistojnë shumë gjëra që mund të jenë shkaku, ndërsa ndonjëherë shkaku është vetëm ushtrimi”, tha Castells.

Gjithashtu ekziston një numër i teorive rreth mekanizmave që lidhen me ndryshimet psikologjike që ndodhin gjatë ushtrimeve.

Kjo shpjegon se sasia e ushtrimeve e nevojshme për ta shkaktuar një reaksion alergjik ndryshon nga personi në person.

“Në përgjithësi, ata që janë në formë të mirë, kanë nevojë për më shumë ushtrime. Pothuajse të gjitha llojet e ushtrimeve, vrapimi, vallëzimi, çiklizmi mund të shkaktojnë anafilaksi, ndërsa asnjë reaksion nuk është vërejtur pas notit”, tha ajo.

Meqenëse ky çrregullim është i pamundur të shkaktohet në laborator, kjo teori është e vështirë të verifikohet. Megjithatë, diagnoza është e lehtë të përcaktohet, dhe kur simptomat dallohen, ato trajtohen si çdo alergji.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera