Lajme

Aleksander Vuçiq deklaratat e Albin Kurtit i konsideron komplimente

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 02 October 2021

“Ne ende kemi probleme me Serbinë, Kosova nuk është problem. Problemi është Serbia, veçanërisht presidenti i atij vendi që mendon dhe flet si në vitet 90 të shekullit të kaluar”, kishte thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ditë më parë.

Këtë deklaratë e ka komentuar Vuçiq nga Dubai për TV Prva, duke thënë se për atë është një kompliment.

“Kurti tha se Kosova ka një problem të madh, i cili ka emrin dhe mbiemrin e vet (Aleksandar Vuçiq). Unë jam i lumtur sepse unë dhe ekipi im po bëjmë hapa të mëdhenj. Ky në fakt është një kompliment”.

-Advertisement-

Ai nga atje foli edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se është thelbësore për ta që s’e njohin shtetin e Kosovës dhe s’i pranojnë targat e saj.

Derisa për prezencën e KFOR-it tha se është mbrojtja më e mirë dhe e vetme për serbët në Kosovë

“edhe pse serbët nuk e duan shumë KFOR-in për shkak të bombardimeve të NATO-s”.

Vuçiq foli edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se Kosova nuk do ta pranojë atë.

“Por a besoj se ata do ta pranojnë Asociacionin? Nuk u besoj aspak atyre. Për këtë çështje, unë e di me kë kam të bëj, por kurrë nuk do të fyej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera