Aleanca e lanson programin edhe në të lexuarin Braille, gjithëpërfshirja pa dallim!
Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 24 December 2024
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga Daut Tishuku.
Haradinaj ka premtuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së këtij komuniteti të çmuar të shoqërisë.
“Me kënaqësi takova sot udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga z. Daut Tishuku. Programi ynë qeverisës, që sot u promovua edhe me shkrimin braille, përmban masa konkrete për përmirësimin e jetës së këtij komuniteti të çmuar të shoqërisë sonë, duke filluar nga rritja e pensioneve e deri tek përshtatja e infrastrukturës publike për nevojat e tyre specifike”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se do të hapet shkolla të specializuara në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.
“Kosova që ne synojmë është një vend ku çdo qytetar gëzon dinjitet të plotë dhe mundësi të barabarta. Për këtë, kemi planifikuar një sërë masash transformuese, përfshirë: subvencionimin e sipërmarrësve të verbër, integrimin e shkrimit braille në të gjitha hapësirat publike, krijimin e një fondi të dedikuar për shtypjen e librave, si dhe hapjen e shkollave të specializuara në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se qytetarët tanë të verbër të kenë qasje të plotë në arsim, punësim, kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës publike.
“Angazhimi ynë për një Kosovë gjithëpërfshirëse është i palëkundur. Me zbatimin e këtyre masave, do të sigurojmë që qytetarët tanë të verbër të kenë qasje të plotë në arsim, punësim, kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës publike. Bashkë do ta bëjmë Kosovën një vend ku askush nuk lihet pas”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...