Rozë

Alby rrëfen historinë e trishtë të saj: Kam 20 vite pa takuar babain…

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 27 December 2023

Alby ka treguar historinë e jetës së saj me banorët e tjerë të shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVK2”, nga divorci i prindërve deri tek lindja e vajzës.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se ka 20 vite pa takuar të atin.

“Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat dhe nuk më interesonte.

-Advertisement-

Kur linda vajzën kuptova që duhet t’i falim njerëzit, që nuk i kam dhënë shans për të folur.

Ndoshta ishte historia e karrierës sime dhe s’kam ditur si ta përballoj. Ai ka kërkuar të flasë me mua, por s’kam pranuar. Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetën e saj dhe më dhemb zemra se e di që është shumë e vështirë të rritesh pa baba”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera