Lajme

Albulena Haxhiu sulmon PSD-në, thotë që klika e pranoi se nuk kanë më shumë se 3%

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 19 August 2019

Sot, ashtu sicc kishte shkruar gazeta inFokus ditë më parë, u arrit koalicioni i parë parazgjedhor.

Kjo u bë në mes të AAK-së së Ramush Haradinajt e PSD-së së Shpend Ahmetit.

E për këtë të fundit e partinë e tij, dy fjalë i pati Albulena Haxhiu, dikur kolege e Ahmetit në Vetëvendosje.

-Advertisement-

Sipas saj, PSD, që e quan “klikë”, publikisht e pranoi që nuk ka më shumë se 3%.

“Duke i ofruar më pak se çerekun e vendeve në listë, Haradinaj u tregoi publikisht se sa i vlerëson ai këto 12 ulëset (më pak se çerekun e deputëteve të vet), kurse me pranimin e ofertës, klika e pranoi publikisht tradhëtinë që ka bërë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Pra, klika pranoi se është më e vogël se 1/4 e AAK. E meqenëse AAK është diku 12%, i bie se klika janë më pak se 3%. Sondazhet paskan qenë të sakta. Tash haptazi ata e pranuan se në çfarë momenti të vështirë ndodhen kur askush tjetër nuk pranonte t’i fuste në listat e veta pa i poshtëruar paraprakisht”, ka shkruar Haxhiu.

Kështu, sipas Haxhiut, ky koalicion i zhevshi të dy partitë.

” Koalicioni mes AAK dhe këtyre të Shpendit, më në fund i zhveshi komplet. Ky koalicion, konfirmon konstatimin e ripërsëritur disa herë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, se në fakt ata kanë qenë vazhdimisht në pushtet. Ata i kanë dhënë mbështetje PAN-it sa herë që i janë ligështuar këmbët. E edhe tash, zyrtarizoi koalicion me kryeministrin e PAN-it”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas saj, partia e Shpend Ahmetit po shkon me AAK-në “për ta evituar dënimin e paevitueshëm nga ana e votuesve”.

” Ne kemi qenë të bindur dhe e kemi deklaruar se Shpendi me të vetët në asnjë rrethanë nuk do të shkojnë të vetëm në zgjedhje, për të evituar dënimin e paevitueshëm nga ana e votuesve”, ka shkruar ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera