Lajme

Albulena Haxhiu: S’ka garanci për marrëveshje me LDK’në

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 14 December 2019

Mareshveshja e Lëvizjës Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është e sigurte nësë do të ndodhë.

Kështu është shprehur deputeteje e zgjedhur e LVV’së, Albulena Haxhiu, e cila është deklaruar pas takimi të kryesisë së LVV’së.

“Por nuk mund të them me garancë se marrëveshja do të ndodhë. Do të bëjmë përpjekje maksimale. Ne jemi shumë të interesuar që ta bëjmë këtë por duhet të lëvizim dhe mos të kemi barrikadime”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

 

Më tej, Haxhiu foli edhe për takimin e brendshëm ndërmjet dy partive, që u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës,

“Besojë se takimi i mbrëmshëm ka qenë pozitiv dhe domethënës sepse kemi hapur gjitha diskutimet. Po presim që sot të ketë reflektim dhe të bëhet koalicioni. Dje janë shpalosur gjitha çështjet. Ka qenë një debat i sinqertë për shumë gjëra që s’janë thënë më përpara”, ka theksuauar ajo.

 

Në fund, Haxhiu përmendi se Ministritë do të ndahen 5 me 5, ndërsa 2 minoriteteve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera