Lajme

Albulena Haxhiu shpreh pikëllimin për varrimin e 35 vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 02 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur dhimbjen për varrimin e 35 vjeçares, Hamide Magashi, shkruan Gazeta inFokus.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prezenca e Magashit dhe foshnjës së saj të palindur do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve.

“Të pikëlluar e me zemër të thyer u mblodhëm në varrimin e gruas e cila tragjikisht u vra, një ditë para se të bëhej nënë. Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur tashmë janë në amshim, por prezenca e tyre do të mbetet gjatë në kujtimin e të gjithëve, duke reflektuar për të mos lejuar kurrë më veprime të tilla.  Qoftë e fundit kjo viktimë! Qoftë i paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Policia jep detaje për vetëvrasjen e Sokol Halilit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera