Lajme

Albulena Haxhiu percjell intervistën e Presidentit ​Thaçi (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 01 April 2020

Ministrija e Drejtësisë nga VV-ja, Albulena Haxhiu është duke përcjellur intervistën e Presidentit të Kosovës, Hashim ​Thaçi.

Përderisa intervista është duke shkuar live në listën e atyre që po e shikojnë është edhe Albulena Haxhiu, shkruan gazeta inFokus

Përplasjet mes presidentit të Kosovës dhe partisë e së cilës është pjesë edhe Albulena Haxhiu kanë qenë të shumta.

-Advertisement-

Edhe kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, qeveria Kurti pati një përballje me presidentin i cili kërkonte të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.

Ndërsa të martën Gjykata Kushtetuese vendosi për masat e sigurisë që ishin marrë nga qeveria Kurti për kufizimin e lirisë e për të cilën Presidenti e kishte dërguar në Kushtetuëse.

E Gjykata vendosi për largimin e kësaj mase nga 13 prilli/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera