Lajme

Albulena Haxhiu nis procedurat e krijimit të Gjykatës Komerciale

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 21 June 2021

Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurat për formimin e Gjykatës Komerciale.

Kështu ka njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pemës një statusi në llogarinë e saj në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.Falenderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Por çka është Gjykata Komerciale?

Gjykata Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj.
Në sistemin e mëhershëm të para viteve ’99, Kosova i ka pasur dy Gjykata Ekonomike, atë të Pejës dhe të Gjakovës. Ndërsa sot, Kosova ka një departament në Gjykatën Themelore që i ka pesë gjyqtarë që merren me çështjet ekonomike dhe një gjyqtar në Apel.
E themelimi i Gjykatës Komerciale ishte zotimi edhe i Qeverisë së kaluar.
Ministri i atëhershëm i drejtësisë, Selim Selimi kishte premtuar që deri në shtator Kosova do të bëhej me një gjykatë të tillë, por një gjë e tillë mbeti vetëm një premtim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera