Lajme

Albulena Haxhiu në gjykatë para seancës së 36 të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 23 Qershor 2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është paraqitur të dielën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku ishte paraparë të mbahej seanca gjyqësore lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016.

Megjithatë, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së disa prej të akuzuarve.

Përveç Haxhiut, në këtë rast të akuzuar janë edhe Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Pal Lekaj. Sipas aktakuzës, në muajin shkurt të vitit 2016, të akuzuarit dyshohet se kanë futur bombola me gaz lotsjellës në objektin e Kuvendit të Kosovës, duke kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

-Advertisement-

Rasti lidhet me kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, si parti opozitare, kundërshtonin marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy