Lajme

Albulena Haxhiu merr një vendim të rëndësishëm për konfiskimin pasurisë së pajustifikueshme

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 06 April 2021

Koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është finalizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Kështu ku koncept dokument është nisu për në Qeveri, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në faceboook.

-Advertisement-

“Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkuar ajo,.

Haxhiu mes tjerash ka deklaruar se prioritet i Qeverisë Kurti do të jetë luftimi krimi të organizuar dhe korrupsionit.
“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera