Lajme

Albulena Haxhiu mburret me fjalët “miradie” të Kurtit për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 07 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media, duke folur për qeverinë e tij e quajti atë vigjilente gjithmonë, të brengosur shpeshherë por të frikësuar asnjëherë, shkruan Gazeta Infokus.

E kjo thënie e shefit të saj si duket i pëlqeu shumë, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut e cila e shpërndau atë në llogarinë e saj na facebook.

“Vigjilent gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë – Kryeministri Albin Kurti”, shkruan ajo.

-Advertisement-

Ndërsa Kurti në konferencë ndër të tjera tha edhe se serbët e Kosovës u larguan nga institucionet për shkak se janë të kërcënuar nga Beogradi.

Kjo konferencë e kryeministrit erdhi dy ditë pasi serbët filluan dorëheqjet nga institucionet shtetërore të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera