Lajme

Albulena Haxhiu i përgjigjet noterëve: Ankesat dërgoni në Ministri të Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 23 February 2020

Ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Faceobok, ka thënë se e ka për obligim të mbikqyrë punën e noterëve.

Prandaj, ajo tha se kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa noterë, shkruan gazeta inFokus.

“Ministria e Drejtësisë e ka për obligim të mbikqyrë punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve. Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë.I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën. Secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojmë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave. Tejkalimin e kompetencave, abuzimin e tyre apo moszbatimin e detyrave, nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera