Lajme

Albulena Haxhiu i përgjigjet, deputetes së AAK-së: Kjo çfarë bëre sot është kulmi, jam e shokuar

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 02 May 2020

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar ndaj një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se ministri Arben Vitia ka aminstuar nga karantina aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që vlerësohen si raste psikiatrike.

E për këtë ka reaguar ashpër Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila këtë reagim të deputetes së AAK-së e ka quajtur antihumane për publikim e emrave të këtyre personave dhe diagnozave të tyre.

Haxhiu ka thënë se ndihet e shokuar nga ky nivel duke qenë se deputetja e AAK-së është edhe mjeke.

-Advertisement-

“Politika ekziston pikërisht ngaqë komuniteti angazhohet për të mirën e përbashkët, të individëve të bashkësisë. Politika nuk mund të jetë, nuk guxon të jetë antihumane. Ajo s’është politikë më pastaj, është krim. Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane. Jam e shokuar nga ky nivel”, ka thënë Haxhiu në reagimin e saj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera