Lajme

Albulena Haxhiu fajëson Armend Zemaj për mos sigurimin e vaksinave

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 17 April 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të lajmeve rreth negociatave për sigurimin e vaksinave nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Haxhiu për situatën e krijuar ka bërë fajtor ish-ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj.

Haradinaj kujton masakrën në Poklek

-Advertisement-

“Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!”, ka shkruar ajo.

Ndërsa ka shtuar se sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria. /Gazeta inFokus/

Reagimi i plotë:

Tendenca për të njollosur punën dhe angazhimin e Ministrit Vitia është asgjë tjetër veçse tendencë për rrezikimin e jetës së qytetarëve me anë të publikimit të dokumenteve konfidenciale. Me interpretime qëllimshëm të devijuara nuk mund të shpaloset realiteti. E kuptoj plotësisht punën e medieve, por nuk mund të quhet “punë medie” nëse publikon diqka që rrezikon furnizimin me vaksina.

I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë. Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria.

Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera